Raporti i Vlerësimit për Kuadrin Ligjor dhe Rregullator për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftën Kundër Financimit të Terrorizmit për Organizatat Jofitimprurëse në Shqipëri

Ky raport konsiston në një analizë të kornizës ligjore dhe institucionale mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit që afekton organizatat jofitimprurëse (OJF) në Shqipëri krahasuar me Rekomandimin 8 të Grupit të Posaçëm të Veprimit Financiar (FATF) dhe Shënimin Interpretues përkatës që zbatohen për organizatat jofitimprurëse (referuar si ‘Rekomandimi 8’).

Raporti është përgatitur nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në kuadër të projektit “Kundërpërgjigjja nga organizatat e shoqërisë civile mbi kufizimet në emër të parandalimit të pastrimit të parave dhe luftës kundër financimit të terrorizmit në Shqipëri”, i cili është financuar nga Projekti Global i GIZ “Lufta kundër qarkullimit të paligjshëm të fondeve”.

Raporti i Vlerësimit për Kuadrin Ligjor dhe Rregullator për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftën Kundër Financimit të Terrorizmit për Organizatat Jofitimprurëse në Shqipëri Shkarko