Ripërdorimi social i pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar dhe korrupsioni nga OSHC-të me një rol dhe autoritet të shtuar të institucioneve të vetëqeverisjes vendore
Ky studim paraqet një analizë të kuadrit ligjor kombëtar për ripërdorimin social të aseteve të konfiskuara nga OShC-të dhe shqyrton rolin e njësive të vetëqeverisjes vendore, veçanërisht të bashkive, në këtë proces. Ai ofron rekomandime për të forcuar rolin e qeverive vendore, duke i pozicionuar ato si aktorë kryesorë në menaxhimin e aseteve të konfiskuara nga krimi i organizuar. Duke marrë parasysh lidhjen e tyre të ngushtë me nevojat e komunitetit, autoritetet vendore janë idealisht të përshtatshme për të menaxhuar këto asete, duke nxitur projekte zhvillimi të synuara dhe me ndikim që përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët, rikthejnë besimin dhe forcojnë kohezionin social. Ripërdorimi i këtyre aseteve i jep mundësi qeverive vendore të nxisin rritjen ekonomike, të krijojnë mundësi punësimi dhe të ofrojnë shërbime thelbësore, duke transformuar simbolet e korrupsionit në drita shprese dhe qëndrueshmërie për komunitetin.
Për më tepër, studimi analizon kontributin e sipërmarrjeve sociale (SS) në integrimin social dhe punësimin e komuniteteve të margjinalizuara. Ai përfshin një vlerësim të ndikimit të aktiviteteve të sipërmarrjes sociale tek komunitetet e pafavorizuara përmes një lenteje gjinore, duke paraqitur të dhëna dhe rekomandime të rëndësishme për të ardhmen.
Ky publikim u përgatit nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim me mbështetjen financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në kuadër të projektit “Hartimi i udhëzimeve për menaxhimin e sipërmarrjeve sociale në prona të konfiskuara me një rol dhe autoritet të shtuar të bashkive.”
Publikimi bashkë-financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit TWIST – Drejt një Modeli të Ri të Sipërmarrjes Sociale në Asetet e Konfiskuara në Shqipëri, zbatuar nga LIBERA-Associazioni, nomi e numeri contro le mafie, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Agjensinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Ripërdorimi social i pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar dhe korrupsioni nga OSHC-të me një rol dhe autoritet të shtuar të institucioneve të vetëqeverisjes vendore | Shkarko |