Trajtimi fiskal i OJF-ve – Vlerësim i kuadrit ligjor për organizatat jo-fitimprurëse në Shqipëri, dhe zbatimit të tij në praktikë

Në kuadër të punës së saj për krijimin e një mjedisi mundësues për organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri, Partnerët Shqipëri ka përgatitur një raport monitorimi mbi kuadrin fiskal ligjor dhe rregullator për OJF-të, dhe zbatimin e tij.

Qëllimi i këtij dokumenti është të japë një pasqyrë të përgjithshme mbi legjislacionin fiskal për organizatat jofitimprurëse në Shqipëri dhe zbatimin e tij, të identifikojë mangësitë në kuadrin ligjor dhe sfidat e hasura në praktikë, si dhe të japë rekomandime për përmirësime të mëtejshme.


Raporti u zhvillua në kuadër të projektit “Mjedis mundësues – OShC të Qëndrueshme”, i mbështetur nga IBON International përmes CSO Partnership for Development Efficiency (CPDE) në kuadër të programit “Advokim mbi Mjedisin Mundësues për OSHC-të”.

Trajtimi fiskal i OJF-ve - Vlerësim i kuadrit ligjor për organizatat jo-fitimprurëse në Shqipëri, dhe zbatimit të tij në praktikë Shkarko