VLERËSIMI I KAPACITETEVE DHE NEVOJAVE TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE NË SHQIPËRI

Ky vlerësim u realizua nga Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, një platformë për shoqërinë civile në mbështetje të fuqizimit të kapaciteteve të saj, dialogut të politikave dhe përpjekjeve advokuese për një mjedis mundësues.
Qëllimi i vlerësimit është identifikimi i kapaciteteteve organizative të sektorit në shkallë kombëtare, i nevojave dhe sfidave në manaxhimin organizativ e bashkëpunimin ndërsektorial dhe përdorimi i këtij informacioni për të drejtuar hartimin e programeve për trajnim dhe asistencë teknike për organizatat e shoqërisë civile (OSHC) që Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri do të ofrojë si pjesë e programit të saj të parë tre vjeçar në mbështetje të sektorit.


Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri është një nismë e Partnerëve Shqipëri, finacuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) dhe Lëvizjen Evropiane në Shqipëri (EMA). 

Vlerësimi i Kapaciteteve dhe Nevojave të Organizatave të Shoqërisë Civile në Shqipëri Shkarko