Zërat e Ndryshimit: Rrugëtimi i Shoqërisë Civile në Zhvillimin Demokratik të Shqipërisë
Publikimi “Zërat e Ndryshimit: Rruga e Shoqërisë Civile në Zhvillimin Demokratik të Shqipërisë ” ofron një pasqyrë të plotë të sektorit të shoqërisë civile në Shqipëri nga viti 1990 deri në 2022, duke reflektuar mbi rritjen e sektorit dhe rolin thelbësor që ka luajtur në zhvillimin demokratik të vendit. Ai vë në pah kontributet e organizatave të shoqërisë civile në avokimin për të drejta, formësimin e politikave dhe ofrimin e shërbimeve thelbësore, duke njohur gjithashtu edhe sfidat që kanë shënjuar këtë rrugëtim.
Krijuar përmes një procesi të gjerë dhe me pjesëmarrje, ky publikim mbështetet në përvojat dhe opinionet e organizatave dhe individëve të shumtë brenda sektorit. Përpjekjet bashkëpunuese të drejtuesve të shoqërisë civile, aktivistëve dhe ekspertëve kanë qenë vendimtare për hartimin e këtij dokumenti që jo vetëm kremton arritjet, por gjithashtu ndan praktika të mira që vazhdojnë të frymëzojnë progresin e sektorit.
Mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë ata që kontribuan në këtë nismë, duke pasqyruar angazhimin kolektiv për të çuar përpara shoqërinë civile në Shqipëri.
Zërat e Ndryshimit: Rrugëtimi i Shoqërisë Civile në Zhvillimin Demokratik të Shqipërisë | Shkarko |