Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale – Potencial për krijimin e vendeve të punës për grupet e disavantazhuara
Ky studim u realizua nga Partnerët Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Shërbimin Social Shtetëror dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit, me mbështetjen e Entit të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Gruas (UN Women), në kuadër të Programit të Bashkëpunimit 2012-2016 mes Qeverisë Shqiptare dhe Kombeve të Bashkuara.
Studimi është fokusuar në krijimin e një panorame të përgjithshme të zhvillimit të ndërmarrjeve sociale në Shqipëri, përshkrimin e karakteristikave të zhvillimit të ndërmarrjeve sociale në Shqipëri dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm të tyre, vlerësimin e kapaciteteve të grave dhe vajzave të papuna, si dhe rolin e institucioneve shtetërore, biznesit lokal dhe organizatave të shoqërisë civile në mbështetje të punësimit. Studimi fokusohet në Qarkun e Tiranës, Durrësit, dhe Elbasanit.
Zhvillimi i ndërmarrjeve sociale – Potencial për krijimin e vendeve të punës për grupet e disavantazhuara | Shkarko |