Masa lidhur me situaten Covid-19

 

Gjeni në vijim informacione mbi masat e marra në kushtet e pandemisë COVID-19

 

 

Në këto ditë të vështira të emergjencës së shkaktuar nga Covid-19, të gjithë përfituesit nga skemat tona të financimit dhe në përgjithësi organizatat e shoqërisë civile, ju inkurajojmë të përdorni kanalet alternative për veprime të përditshme në bankat e nivelit të dytë si :

  • Digital Banking – për pagesa dhe transferta parash;
  • Bankomatet (ATM) – për tërheqje parash ;
  • Kartat e Debitit dhe Kreditit – për blerje me zero Komision në çdo POS në Shqipëri;
  • Contact Center

Të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend ju mundësojnë që të kryeni nëpërmjet Digital Banking të gjitha transaksionet e mëposhtme:

  • Transferta parash brenda dhe jashtë vendit
  • Pagesa faturash për energjinë elektrike, ujin, internetin
  • Rimbushje celulari dhe aktivizimin e paketave
  • Këmbime Valutore
  • Hapje llogarish rrjedhëse, kursimi apo edhe depozita
  • Pagesë e kartës së kreditit tuaj apo të afërmëve tuaj
  • Pagesë taksash dhe doganash

 

Këtu do të gjeni informacion të përditësuar në lidhje me oraret e funksionimit dhe vendndodhjen e sporteleve të Bankave të nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë.

 

 


 

DISA NGA VENDIMET DHE AKTET NORMATIVE ME TE FUNDIT – Marrë nga Qendra e Publikimeve Zyrtare

 




















 

#Rrinështëpi