Parandalimi i kufizimeve për organizatat e shoqërisë civile në emër të parandalimit të pastrimit të parave dhe luftës kundër financimit të terrorizmit në Shqipëri

Partnerët Shqipëri po zbaton një iniciativë e cila synon të fuqizojë Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF) që të angazhohen në mënyrë proaktive për një mjedis ligjor mundësues në konteksin e parandalimit të pastrimit të parave dhe luftën kundër financimit të terrorizmit. Kjo është iniciativa e parë drejt një ndërhyrjeje afatgjatë që Partnerët Shqipëri ka planifikuar në këtë drejtim.

Ndërhyrja fokusohet në hartëzimin dhe analizën e kuadrit ligjor dhe rregullator në vend mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftës kundër financimit të terrorizmit, një fushatë informuese, edukuese dhe ndërgjegjësuese për sektorin rreth kësaj cështjeje, organizimin e tryezave të diskutimit në vend dhe rajon me aktorë të ndryshëm interesi, si dhe advokim për një mjedis ligjor mundësues për veprimtarinë e OJF-ve në vend.

Në mars 2021 Partnerët Shqipëri zhvilloi një seri tryezash diskutimi lokale me organizata dhe aktorë të tjerë të interesuar, me qëllim informimin, prezantimin dhe diskutimin e gjetjeve kryesore të raportit që po përgatitet nga Partnerët Shqipëri mbi kuadrin ligjor dhe rregullator që rregullon veprimtarinë e OJF-ve në kuadër të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe pajtueshmërinë e masave të ndërmarra nga shteti shqiptar me Rekomandimin 8 dhe Notën Shpjeguese të Grupit të Posaçëm të Veprimit Financiar (FATF) për organizatat jo-fitimprurëse.

Gjithashtu, në 18 mars PSH organizoi një workshop rajonal ku organizata të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi ndanë eksperiencat rreth angazhimit të tyre në proceset që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave dhe luftën kundër financimit të terrorizmit në vendet respektive, si dhe u dakortësua mbi nevojën e një përpjekje të koordinuar advokuese me institucionet ndërkombëtare përgjegjëse për këto çështje.

 

Video ndërgjegjësuese

Pasojat në veprimtarinë e OJF-ve nga masa e tepruara të qeverive në emër të pastrimit të parave dhe luftës kundër terrorizmit



Materiale informuese

       

 


Këto aktivitete financohen nga Projekti Global i GIZ ‘Lufta kundër qarkullimit të paligjshëm të fondeve’.

 

Raporti i Vlerësimit për Kuadrin Ligjor dhe Rregullator për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftën Kundër Financimit të Terrorizmit për Organizatat Jofitimprurëse në Shqipëri Shkarko
Assessment Report on Legal and Regulatory Framework on Counter-terrorist Financing and Anti-money Laundering for NPOs in Albania Shkarko
Parandalimi i kufizimeve për Organizatat e Shoqërisë Civile në emër të luftës kundër pastimit të parave dhe financimit të terrorizmit Shkarko
Shpjegimi i FATF Shkarko
FATF dhe OJFte - Rekomandimi 8 Shkarko
Qasja e bazuar në risk Shkarko
Mbirregullimi Shkarko