Monitorimi i Mjedisit Mundësues përmes "Matricës së Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile"

Monitorimi i mjedisit mundësues kryhet përmes “Matricës së Monitorimit të Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile”, një instrument monitorues dhe advokues që prezanton parimet dhe standartet kryesore thelbësore për një mjedis ligjor mbështetës dhe mundësues për funksionimin e OSHC-ve në vend.

Ky instrument i hartuar nga anëtarët e Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN) anëtare e të cilit është edhe Partnerët Shqipëri, përdoret nga organizatat anëtare të rrjetit BCSDN nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnje Herzegovina, Kroacia dhe Turqia, në një përpjekje të përbashkët për të monitoruar dhe analizuar mjedisin mundësues për OSHC në nivel vendi dhe në nivel rajonal.  Për më shumë informacion për iniciativën vizitoni:
http://monitoringmatrix.net/