Sipërmarrja dhe Inovacioni Social

Partnerët Shqipëri po punon për të promovuar zhvillimin e sipërmarrjes sociale në Shqipëri nëpërmjet mbështetjes financiare për sipërmarrjet e reja (start ups); shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet organizatave dhe sipërmarrësve, investitorëve dhe sektorit privat në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar; lehtësimit të dialogut me aktorët shtetërorë për të inkurajuar stimuj për zhvillimin e sipërmarrjeve sociale; rrjetëzimit dhe promovimit të praktikave më të mira nëpërmjet programeve dhe artikujve në media. Puna është përqendruar në tre shtylla: edukimi dhe ndërgjegjësimi publik, kërkimi dhe platformat e bashkëpunimit për të mbështetur sipërmarrjet sociale.