OFRIMI I SHËRBIMEVE PËR INSTITUCIONET DONATORE

Shërbimet e Partnerëve Shqipëri për organizatat ndërkombëtare donatore konsistojnë në lehtësimin e dialogjeve rajonalë për kontribut publik për të siguruar një bazë analitike mbi situatën politike, ekonomike dhe sociale në vend; zhvillimin e dokumenteve strategjikë të institucioneve publike; kryerjen e sondazheve të monitorimit dhe vlerësimit të performancës; programe për ngritjen e kapaciteteve për organizatat grant-marrëse, etj.