OFRIMI I SHËRBIMEVE PËR SEKTORIN E BIZNESIT

Zhvillimi i një sektori privat të fortë, dinamik dhe konkurrues në Shqipëri në vitet e fundit ka treguar nevojën për të rritur dhe zhvilluar më tej kapacitetet e burimeve njerëzore në nivele të ndryshme, në mënyrë që të performojnë në bazë të objektivave dhe strategjive organizative të biznesit.

Shërbimet me pagesë për sektorin e biznesit konsitojnë në: Vlerësimin e Nevojave për Trajnime; Zhvillimin dhe Ofrimin  e programeve të Trajnimit; Sesione asistence dhe mentorimi; Lehtësim dialogu dhe procesesh. Shërbimet targetojnë oficerët e rinj dhe të mesëm; manaxherët e mesëm dhe nivelet ekzekutive Industrinë e Shërbimeve Financiare (bankë dhe mikrofinancë); Industrinë e Telekomunikacionit; Sektorin BPO (Business Process Outsourcing) dhe korporata të tjera.

Ne ofrojmë një paketë trajnimi dhe sesione mentorimi dhe lehtësimi bazuar në nevoja, të ofruara nga nga një ekip ekspertësh të kualifikuar me eksperiencë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Që prej vitit 2005, ne kemi asistuar rreth 1500 punonjës të kompanive të ndryshme, duke ndikuar në performancën  e tyre, për të përmirësuar performancën operacionale dhe financiare dhe inspiruar kulturën e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Ne vlerësojmë komunikimin dhe feedback-un e marrë nga klientët tanë, duke mbajtur të hapur urat e dialogut në përgjigje të nevojave të tyre, dhe duke komunikuar strategjitë e shërbimeve tona.  Ne masim suksesin e shërbimeve përmes numrin të klientëve që kërkojnë sërisht shërbimet tona – 80% e kërkesave për shërbime vijnë nga biznese me të cilat kemi bashkëpunuar gjatë 10 viteve të fundit.

 

 

 

DËSHMI

“Prej vitit 2009, Alpha Bank Albania ka bashkëpunuar vazhdimisht me Partnerët Shqipëri duke ofruar programe të ngritjes së kapaciteteve për punonjësit e rinj, manaxherët e mesëm dhe nivelin ekzekutiv. Fushat kryesore të shërbimeve janë fokusuar tek zhvillimi i aftësive shitëse të punonjësve; zhvillimi i aftësive manaxheriale dhe supervizimit të punës; dhe zhvillimit dhe manaxhimit organizativ. Ne vlerësojmë punën e mirë përmes programeve të ofruara sipas nevojave të identifikuara.


“First Investment Bank ka pasur disa marrëdhënie kontraktuale me Partnerët Shqipëri. Rezultatet kanë qenë gjithnjë shumë të mira.  Partnerët Shqipëri ka ekspertë shumë të kualifikuar, me eksperiencë vendase dhe të huaj në ofrimin dhe vlerësimin e programeve të trajnimit. Gjithashtu ofron trajnime bazuar në nevoja duke përdorur informacione dhe teknologji të përditësuara, duke mbajtur gjithëkënd të përfshirë në diskutime”.


“Partnerët Shqipëri është kontaktuar nga “Shoqata Shqiptare e Bankave” për të ofruar një seri trajnimesh për përfaqësues të sektorit bankar në temën “Trajnim për Trajnerë”. Ne besojmë që ekspertët tepër të kualifikuar të Partnerëve Shqipëri ofrojnë programe trajnimi profesionale në përputhje me nevojat e identifikuara, duke përdorur teknologji bashkëkohore”.


“Societe Generale Albania ka një bashkëpunim të shtrirë në kohë me Partnerët Shqipëri, duke ofruar disa programe trajnimi si për nivelet manaxheriale dhe për forcën shitëse. Sesione shumë ndërvepruese dhe programe të hartuara bazuar në nevojat e grupeve janë ofruar nw vazhdimësi nga Partnerët Shqipëri. Jemi shumë të kënaqur , nga shërbimi i ofruar dhe e rekomandojmë PSh për trajnimet cilësore ndërvepruese dhe ekspertizën e tyre.