EYSET – Fuqizimi i Organizatave Rinore nëpërmjet Sipërmarrjes Sociale në Turizëm
EYSET – Fuqizimi i Organizatave Rinore nëpërmjet Sipërmarrjes Sociale në Turizëm (2022-2024) është një projekt i Erasmus+, i bashkë financuar nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi i projektit është fuqizimi i organizatave rinore dhe profesionistëve që punojnë me të rinjtë, për të kontribuar në përfshirjen sociale, integrimin e shpejtë në tregun e punës dhe nxitjen e frymës së sipërmarrjes sociale midis të rinjve me dhe pa aftësi të kufizuara në zinxhirin e vlerës së turizmit.
Një synim tjetër i projektit është të ndryshohet perceptimi ndaj të rinjve me aftësi të kufizuara, të cilët nëpërmjet projektit shihen si të rinj që luajnë një rol të rëndësishëm në sektorin e turizmit dhe sipërmarrjes sociale.
Objektivi i përgjithshëm:
Fuqizimi i organizatave rinore për të kontribuar në përfshirjen sociale dhe integrimin e shpejtë në tregun e punës të të rinjve, me fokus të veçantë tek të rinjtë me aftësi të kufizuara.
Objektivat specifik:
- të përmirësojë dhe krijoj mjedisin e përshtatshëm për të rritur kapacitetet e organizatave që punojnë me të rinjtë me/pa aftësi të kufizuara jashtë mësimit formal, për të mbështetur integrimin e shpejtë të të rinjve në tregun e punës, duke i bërë të aftë të jenë sipërmarrës socialë në zinxhirin e vlerës së turizmit.
- të nxis zhvillimin dhe përmirësimin e punës për të rinjtë, duke ofruar mjete dhe materiale si dhe duke prezantuar metoda inovative, për të fuqizuar dhe aftësuar profesionistët që punojnë me të rinjtë, të mbështesin të rinjtë për të qenë sipërmarrës socialë në zinxhirin e vlerës së turizmit.
- të rris bashkëpunimin ndërmjet vendeve të BE-së dhe BP-së, përmes iniciativave të përbashkëta që promovojnë punësimin e të rinjve dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e krijimit të mjeteve të dobishme dhe të duhura për të nxitur përfshirjen sociale dhe integrimin në tregun e punës të të rinjve me dhe pa aftësi të kufizuara, nëpërmjet sipërmarrjes sociale në sektorin e turizmit.
Grupet e synuara të projektit EYSET janë:
- organizatat rinore
- profesionistët që punojnë me të rinjtë
- aktorë të identifikuar si organizata publike dhe private që punojnë në mënyrë aktive për përfshirjen sociale dhe integrimin në tregun e punës të të rinjve me dhe pa aftësi të kufizuara, siç janë këshillat rinorë, platformat rinore, dhomat e tregtisë, shoqatat, SME-të, organizatat publike që kanë në fokus fuqizimin e të rinjve, etj., në nivel vendor, rajonal kombëtar, BE/BP dhe më gjerë.
Rezultatet e pritshme
- Ngritja e kapaciteteve për organizatat rinore, nëpërmjet ofrimit të udhëzimeve dhe një pakete trajnimi për organizatat që punojnë në fushën e të rinjve për të zhvilluar shërbime gjithëpërfshirëse dhe materiale të aksesueshme për punësimin e të rinjve duke përdorur metoda të mësuarit jo-formale dhe informale si dhe nëpërmjet krijimit të sinergjisë dhe rrjetëzimit ndërmjet vendeve për të rritur kapacitetin e organizatave rinore për të mbështetur përfshirjen sociale dhe integrimin në tregun e punës të të rinjve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara për të qenë sipërmarrës socialë në zinxhirin e vlerës së turizmit.
- Toolkit për profesionistët që punojnë me të rinjtë, një instrument për të nxitur sipërmarrjen sociale midis të rinjve në zinxhirin e vlerës së turizmit,
- Rekomandime politikash për aktorët në lidhje me rëndësinë e përfshirjes sociale dhe integrimit në tregun e punës të të rinjve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara nëpërmjet sipërmarrjes sociale.
Partnerët zbatues të projektit EYSET:
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
Controvento Società Cooperativa (Italy)
Cabildo De Gran Canaria (Spain)
Forum for Civic Initiatives (Kosovo)
Association for Democratic Prosperity – Zid (Montenegro)
South East European Youth Network-SEEYN (Bosnia & Herzegovina)
PUBLIKIME
Artikull i përgatitur nga Partnerët Shqipëri mbi angazhimin e të rinjve me aftësi të kufizuara dhe se si ata mund të drejtojnë iniciativa komunitare në fushën e turizmit, duke shfrytëzuar sipërmarrjen sociale
Artikull nga Forum for Civic Initiatives
Artikull nga Cabildo de Gran Canaria
Fletëpalosje për projektin | Shkarko |
Toolkit për Profesionistët që Punojnë me të Rinjtë për të Nxitur Sipërmarrjen Sociale midis të Rinjve me dhe pa Aftësi të Kufizuara | Shkarko |
Shtojcat e Toolkit-it | Shkarko |
Raport mbi “Nevojat e të rinjve dhe organizatave rinore në lidhje me shërbimet mbështetëse për punësimin e të rinjve”. | Shkarko |