Mjedisi Mundësues dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm i Shoqërisë Civile

Zhvillimi i mjedisit mundësues për avancimin e sektorit të shoqërisë civile, nëpërmjet kërkimit, monitorimit, udhëheqjes së debatit dhe ndërtimit të dialogut ndërsektorial, për zhvillimin e politikave në mbështetje të sektorit bazuar në standardet më të mira ndërkombëtare.

Prezantimi i praktikave novatore që ndikojnë në zhvillimin e sektorit, rritjen e qëndrueshmërisë dhe rolit të tij në sjelljen e ndryshimeve sociale në të mirë të publikut/grupeve në nevojë.

Fuqizimi i OSHC-ve për zhvillimin e standardeve të performancës dhe rritjen e besueshmërisë, transparencës dhe imazhit publik të sektorit, në forcimin e demokracisë, zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij në BE.

Fuqizimi i lidershipit në OSHC dhe komunitete lokale (grupe lokale dhe individë), për një shoqëri civile më aktive dhe të qendrueshme, me impakt të rëndësishëm në forcimin e demokracisë.