Shërbimet

Partnerët Shqipëri ofron shërbime me pagesë mbi programe të të mësuarit, shkëmbimit të njohurive, ngritjes së kapaciteteve institucionale, lehtësimit të dialogut dhe proceseve, dhe diskutime tematike për sektorin e biznesit, institucionet donatore dhe sektorin jofitimprurës.

Ne ofrojmë një qasje inovatore për hartimin dhe ofrimin e programeve të ngritjes së kapaciteteve, duke e orientuar të mësuarin përmes takimeve ballë për ballë dhe / ose online të mundësuar nga teknologjitë e reja, duke mundësuar ofrimin e seminareve praktike, skenareve simuluese, aktiviteteve dhe siguruar një ndikim afatgjatë të shërbimeve tona.

Qendrueshmëria e shërbimeve me pagesë të PA-së qëndron në të kuptuarin e plotë të nevojave të biznesit të çdo klienti, mjedisit të punës,  kompetencave,  dhe më pas përshtatjen e ndërhyrjes për të përmbushur  këto nevoja dhe arritur rrezultate të menjëhershme, të qendrueshme dhe të matshme.

Për më tepër, Partnerët Shqipëri disponon pranë zyrave të saj, një sallë 45 m2, të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për realizimin e eventeve të ndryshme si trajnime, takime pune, konferenca etj. Salla mund të përshtatet në forma të ndryshme (koktejl, stil teatër, tryezë e rrumbullakët etj) sipas llojit të aktivitetit dhe numrit të personave.