Shërbimet

Partnerët Shqipëri, si pjesë e strategjisë së diversifikimit të fondeve, një pjesë të aktivitetit e ka të orientuar drejt ofrimit të shërbimeve për të tre sektorët ku operon: Jo-fitimprurës, biznesi dhe institucionet shtetërore.
Këto shërbime konsistojnë në fushën e trainimeve për çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin individual dhe institucional, dhe lehtësimin e proceseve të brendshme në nivel institucioni.
Për secilin nga sektorët, Partnerët Shqipëri ka përgatitur një kurrikulë të përshtatur posaçërisht sipas nevojave sektoriale.