Mbështet sipërmarrjen rinore!

Këto video pasqyrojnë idetë e biznesit të të rinjve, fitues të Kampeve të Inovacionit 2021 dhe 2022 të zhvilluar në Shkodër, në kuadër të iniciativës ndërkufitare Work4Youth.

Iniciativa synon të kontribuojë në rritjen e punësimit dhe nxitjen e përfshirjes sociale të të rinjve në zonën ndërkufitare Shqipëri – Mali i Zi, përmes krijimit të një mjedisi mundësues për sipërmarrësit e rinj, për nisjen e biznesit të tyre.

Kampet e Inovacionit janë programe 5-ditore me fokus në ndërtimin e aftësive praktike të të rinjve për t’u përfshirë në veprimtari sipërmarrëse dhe biznesi nëpërmjet përdorimit të qasjeve dhe teknologjive inovative. Më tej të rinjtë asistohen nga ekspertë përmes një programi mentorimi që i ndihmon ata të transformojnë idetë në plane ambicioze biznesi, gati për t’u prezantuar para investitorëve dhe mbështetësve të mundshëm.

 

SILKWORM


TORNADO


INFOPOINT DANJA


NORTH ALBANIA


PET FARM ALBANIA

 

SA BIO PASTËRTIA E NATYRËS

 

GREEN BEAUTY

 

MJEDRAT E DEJËS

 

SERA ME ALOE VERA


HANDMADE WITH LOVE


HEALTHY DRINKS